Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjatë një seance.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Arben Allajbeu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Arben Allajbeu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Allajbeut kundër vendimit të Komisionit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 14 janar 2021 të shkarkojë nga detyra prokurorin e Tiranës, Arben Allajbeu për problemet e konstatuara në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, KPK vlerësoi se Allajbeu kishte arritur nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës dhe kualifikues për profesionalizmin.

Arben Allajbeu e filloi karrierën e tij si oficer i Policisë Gjyqësore dhe në vitin 2014 u emërua si prokuror në Prokurorinë e Beratit. Në nëntor 2016 ai u transferua në Prokurorinë e Tiranës, ku e kreu funksionin deri në momentin e shkarkimit nga detyra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *