Prokurorja Denisa Asko pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Vendi

KPK konfirmon prokuroren Denisa Asko

Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Denisa Asko u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi hetimi administrativ nuk i gjeti probleme.

Prokurorja Denisa Asko pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Denisa Asko u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të enjten, pas një hetimi që nuk i gjeti probleme.  Asko pati një seancë dëgjimore të lehtë, ndërsa u njoh me gjetjet e hetimit administrativ, i cili nuk kishte gjetur probleme në asnjë prej tri kritereve të rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Procesi i vetingut për prokuroren Asko u krye nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Genta Tafa Bungon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tonçi Petkoviç.

Denisa Asko i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe u emërua si prokurore në Prokurorinë e Shkodrës. Ajo u shkëput nga prokuroria në vitin 2015 dhe pas një periudhe komandimi në Ministrinë e Drejtësisë, u rikthye në detyrë si prokurore e Prokurorisë së Tiranës me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në vitin 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *