Skeda e pasurisë së deklaruar – Eglantina Mikani– Gjykata e Korçës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Eglantina Mikani– Gjykata e Korçës

Gjyqtarja Eglantina Mikani e Gjykatës së Korçës do të përballet të martën më 25 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Eglantina Mikani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Eglantina Mikani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Eglantina Mikani.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Eglantina Mikani zotëronte pasuri me vlerë 200 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 6.3 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht likujditete bankare prej 4 milionë lekësh, një automjet me vlerë 800 mijë lekë si dhe 500 mijë lekë kursime në cash.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 23.8 milionë lekë, nga të cilat rreth 65% kanë si burim pagën e subjektit, rreth 19% pagën e bashkëshortit dhe 14.7% rrjedhin nga aktiviteti privat i bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet mbi kredi të marra për llogari të biznesit të bashkëshortit.

Subjekti Eglantina Mikani deklaron në emër të bashkëshortit kredinë e marrë për biznesin në shumën 500,000 lekë në vitin 2005 dhe 400,000 lekë në vitin 2009, pa deklaruar të dhëna mbi objektin e shpenzimit apo të investimit.

Në vitin 2016, subjekti deklaron se ka fituar me dëshmi trashëgimie 1/3 e një pasurie të përbërë nga truall dhe ndërtesë në Korçë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *