Skeda e pasurisë së deklaruar – Kujtim Bashaj– Prokuroria e Durrësit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Kujtim Bashaj– Prokuroria e Durrësit

Prokurori Kujtim Bashaj i Prokurorisë së Durrësit do të përballet të premten më 13 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Firdes Shuli.

Kujtim Bashaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe punoi fillimisht si prokuror i Prokurorisë së Kurbinit. Në vitin 2007, Bashaj u transferua në Prokurorinë e Shkodrës, ndërsa prej vitit 2012 e ushtron funksionin në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Durrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Kujtim Bashaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Kujtim Bashaj.

Në deklarimin për herë të parë të vitit 2003, prokurori Kujtim Bashaj zotëronte pasuri me vlerë 1.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 10 milionë lekëve, duke shënuar një rritje me gati 6 herë.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 9.1 milionë lekë, kursime në cash prej 434 mijë lekësh, automjet me vlerë 398 mijë lekë si dhe likujditete bankare prej 71 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë rreth 39.5 milionë lekë, nga të cilat 51% burojnë nga paga e subjektit, 41% nga pagat e familjarëve dhe 6.8% nga shitja e pasurive të paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huatë e marra nga subjekti për blerjen e një apartamenti si dhe për studimet e vajzës në Shtetet e Bashkuara.

Më konkretisht, subjekti Kujtim Basha në formularin Periodik/Vjetor 2005 deklaron apartament banimi me sipërfaqe 142.7 m2 me vlerë 67,069 euro, financuar me të ardhurat nga shitja e shtëpisë ekzistuese 4,000,000 lekë, kredi bankare 2,000,000 lekë dhe huamarrje 2,000,000 lekë. Në vitet në vijim ka një alternim të mbulimit të shpenzimeve herë me kredi bankare për të shlyer huatë dhe herë me huamarrje për të shlyer kredinë.

Në vitin 2017, deklarohet huamarrje afatgjatë në shumën 20,000 USD nga një mik i familjes biznesmen, për shkollim master 1-vjeçar të vajzës në Boston të Shteteve të Bashkuara. Nuk është e qartë sa janë kostot e plota të shkollimit të vajzës, ndërkohë që huaja rezulton e pashlyer deri në fund të vitit 2019.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *