Skeda e pasurisë së deklaruar – Françeskina Lekani– Prokuroria e Shkodrës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Françeskina Lekani– Prokuroria e Shkodrës

Prokurorja Françeskina Lekani e Prokurorisë së Shkodrës po përballet të hënën më 4 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Etleda Çiftja.

Françeskina Lekani e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Shkodër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurores Françeskina Lekani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Françeskina Lekani.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Françeskina Lekani nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërrsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 7.5 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 4.2 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.2 milionë lekësh, automjet me vlerë 698 mijë lekë si dhe kursime në cash prej gati 330 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 24.7 milionë lekë, nga të cilat 79% kanë si burim pagën e subjektit dhe 17% burojnë nga shitja e pasurisë së paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet e subjektit për pasuritë e paluajtshme.

Më konkretisht në vitin 2004, subjekti Françeskina Lekani deklaron shitjen e një shtëpie banimi me vlerë 2.1 milionë lekë, e cila nuk rezulton e deklaruar në deklaratën fillestare të pasurisë së vitit 2003.

Në vitin 2016, Lekani deklaron 4 apartamente dhe tokë arë të trashëguara nga babai, por nuk është e qartë nëse subjekti është trashëgimtar i vetëm ose jo i këtyre pasurive.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurise se vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *