Skeda e pasurisë së deklaruar –Ritvan Suka– Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ritvan Suka– Prokuroria e Tiranës

Prokurori Ritvan Suka i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë do të përballet të martën më 5 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Alma Faskaj dhe Pamela Qirko.

Ritvan Suka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si prokuror në Tropojë, ndërsa në vitin 2008 është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit. Prej majit të vitit 2023, Suka e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Ritvan Suka nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Ritvan Suka.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Ritvan Suka nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 15.2 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 34.3 milionë lekë, nga të cilat 63% kanë si burim pagën e subjektit, 12% pagat e familjarëve dhe 1.6% dhuratat në cash. Pjesa tjetër e të ardhurave ka të deklaruara burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” transaksionet e kryera me pasuritë e patundshme dhe kontributin financiar të babait në blerjen e këtyre pasurive.

Në vitin 2008, subjekti Ritvan Suka deklaron kontratë sipërmarrje për ndërtim apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 103.4m2 në shumën 61,900 euro, paguar me 3 këste në shumën 59,000 euro. Burimi i shlyerjes së këtyre kësteve deklarohet të jetë puna e babait prej 8 vitesh në shtetin italian.

Në deklarimin Periodik/Vjetor 2013 deklarohet një kontratë sipërmarrje për prenotim apartamenti në Yzberisht me çmim 53,500 euro, kontratë e cila revokohet në dhjetor të vitit 2013 dhe zëvendësohet me një kontratë të re sipërmarrje me vlerë 48,800 euro. Burimi financiar për këtë kontratë janë 25,000 euro kredi bankare, 15,000 euro kursimet ndër vite cash dhe 4,000 euro kontribuar nga babai. Shuma prej 4,800 euro është detyrim i pashlyer ndaj kompanisë së ndërtimit, i cili rezulton i pashlyer deri në fund të vitit 2019.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *