Prokurori Arbër Berexha | Foto: LSA
KPK Lajme Veting

Prokurori Arbër Berexha konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 12 janar vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Arbër Berexha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtar Lulzim Hamitajn.

Gjatë seancës dëgjimore më 10 janar, Berexha dha shpjegime për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe gjetjet për profesionalizmin. Berexha u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Arbër Berexha përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe pas një periudhe të shkurtër stazhi në Prokurorinë e Durrësit, u emërua në Prokurorinë e Elbasanit ku e ushtroi funksionin deri në qershor të vitit 2023, kur u caktua në Prokurorinë e Tiranës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *