Skeda e pasurisë së deklaruar – Nertila Kape – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Nertila Kape – Gjykata e Tiranës

Gjyqtarja e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Nertila Kape do të përballet të premten më 12 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli dhe Olsi Komici.

Nertila Kape përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, ajo u emërua në Gjykatën e Dibrës. Në tetor të vitit 2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi transferimin e gjyqtares Kape në Gjykatën e Tiranës përmes procedurës së lëvizjes paralele.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtares Nertila Kape nga viti 2014 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Nertila Kape.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2014, gjyqtarja Nertila Kape zotëronte pasuri me vlerë 1.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 3.5 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht likujditete bankare prej 2.1 milionë lekësh, kursime në cash prej 615 mijë lekësh, automjet me vlerë 143 mijë lekë si dhe huadhënie me vlerë 730 mijë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 10.9 milionë lekë, nga të cilat 58% kanë si burim pagën e subjektit, 29% pagat e familjarëve dhe gati 2% dhuratat në cash. Rreth 10% e të ardhurave listohen me burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Subjekti Nertila Kape në deklarimin Para Fillimit të Detyrës deklaron huadhënie të afërmve në shumat 2,000 Euro dhe 500,000 lekë, të cilat nuk janë kthyer deri në fund të vitit 2019.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *