Skeda e pasurisë së deklaruar –Etleva Gjamo –Gjykata Administrative Korçë
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Etleva Gjamo –Gjykata Administrative Korçë

Gjyqtarja Etleva Gjamo e Gjykatës Administrative të Korçës do të përballet të premten më 4 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Suela Zhegu dhe Brunilda Bekteshi.

Etleva Gjami e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Korçë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Etleva Gjamo nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.[Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Etleva Gjamo.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Etleva Gjamo nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e saj familjare kap vlerën e 25.3 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 9.7 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 10.4 milionë lekëve, likujditete bankare me vlerë 4.4 milionë lekë dhe automjet me vlerë rreth 624 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 40.1 milionë lekë, nga të cilat 35% kanë si burim pagën e subjektit, 10% pagat e familjarëve, 38% të ardhurat e bashkëshortit nga puna si avokat dhe noter si dhe gati 13% të ardhurat nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” mbajtjen e sasive të konsiderueshme në cash dhe jashtë sistemit bankar.

Në vitin 2010 deklarohet shtim pasurie në emër të bashkëshortit me burim kryesor të ardhurat nga puna e tij si noter. Përveç pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, deklarohet shuma cash e parregjistruar me burim nga noteria në shumën 30,000 euro.

Gjatë periudhës deklaruese subjekti Etleva Gjamo dhe bashkëshorti i saj deklarojnë gjendjen cash të kursyer për secilin vit, e cila në fund të vitit 2010 arrin në total 10,463,100 lekë. Nuk është e qartë nëse subjekti i ka pakësuar këto shuma gjatë viteve për investim apo shpenzime të tjera, por shuma totale tejkalon limitin e lejuar ligjor për t’u mbajtur Cash prej 1,500,000 lekësh.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *