Gjyqtarja Saemira Hila dhe trupa që kreu rivlerësimin e saj në KPK. Foto:BIRN
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkoi gjyqtaren e Lushnjës Saemira Hila

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi vendimin për shkarkimin e gjyqtares Saemira Hila, pas problemeve të gjetura në kriterin e pasurisë.

Gjyqtarja Saemira Hila dhe trupa që kreu rivlerësimin e saj në KPK. Foto:BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit refuzoi kërkesën e gjyqtares Saemira Hila për të rihapur procesin në dy kriteret e tjera dhe njoftoi shkarkimin e saj.

Trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirko dhe anëtari i trupës Roland Ilia njoftoi se pas seancës dëgjimore nuk kishin ndryshuar qëndrim në lidhje me mos hetimin e dy kritereve të tjera.

Në relatim gjatë seancës dëgjimore u vu në dukje se pas hetimit të KPK Hila rezultonte me bilanc negativ prej 7.1 milion lekësh, i cili thuajse i gjithi lidhej me procedurat e ndjekura në blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Qirko tha se subjektit i ishte kaluar barrë prove mbi kursimet e nënës së ndjerë, kursimet dhe të ardhurat e bashkëshortit nga emigracioni, një huadhënie mes bashkëshortit dhe vëllezërve dhe transaksionet bazuar mbi kursimet 67 mijë dollarë që familja kishte pasur.

Hila në përgjigje të kësaj barre prove këmbënguli se të ardhurat dhe burimet e saj financiare ishin të ligjshme. Ajo kundërshtoi gjetjet e KPK-së sa i përket analizës financiare te prindërve dhe solli sipas saj prova mbi të ardhurat e bashkëshortit si emigrant në Itali.

Saemira Hila e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej gati dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Lushnjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *