Skeda e pasurisë së deklaruar – Albert Meça – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Albert Meça – Gjykata e Tiranës

Gjyqtari Albert Meça i Gjykatës së Tiranës do të përballet të enjten më 14 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

Albert Meça e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej gati dy dekadash si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Albert Meça nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Albert Meça.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Albert Meça deklaronte pasuri me vlerë 1 milion lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 18.9 milionë lekëve.

Meça zotëron familjarisht likujditete bankare prej 11.2 milionë lekëve, pasuri të paluajtshme me vlerë 6.2 milionë lekë, automjete me vlerë 800 mijë lekë dhe kursime të akumuluara cash deri në fund të vitit 2016 në vlerën e 700 mijë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 37.8 milionë lekë, nga të cilat 36% kanë si burim pagën e subjektit, gati 48% pagën e bashkëshortes si dhe 3% të totalit nga mësimdhënia. Dhuratat në cash përbëjnë 1.6% të të ardhurave totale.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një hua të marrë nga subjekti për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Në vitin 2004, subjekti Albert Meça deklaron si shtesë pasurie një apartament banimi në vlerë 5,703,300 lekë, me burim kryesor financimi 20,000 euro kredi bankare dhe 10,000 euro huamarrje, të cilat do shlyhen regullisht gjatë viteve në vazhdim.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *