Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli të enjten me 19 dhjetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku. Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa që e kundërshtoi si të pabazuar vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të Bonjakut. […]
Tag: Olsi Komici
Gjyqtarja Marjola Beluli konfirmohet në detyrë
Gjyqtarja Marjola Beluli e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës u konfirmua në detyrë të enjten 21 nëntor, pas një seance të shkurtër dëgjimore ku nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit kalimtar. Ajo mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, ndërsa në kriterin e pasurisë dha shpjegime lidhur […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Marjola Beluli – Gjykata e Durrësit
Gjyqtarja Marjola Beluli e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës do të përballet të enjten më 21 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Suela Zhegu. Marjola Beluli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2020 dhe […]
KPK konfirmon ndihmësin ligjor Spartak Mitrushi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të enjten në detyrë ndihmësin ligjor të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Spartak Mitrushi. Mitrushi iu nënshtrua një seance dëgjimore në të cilën nuk u vunë në dukje probleme në asnjë prej tri kriterve të rivlerësimit. Pas seancës së shkurtër trupa e përbërë nga Olsi Komici kryesues, […]
Ndihmësja ligjore, Laureta Ahmeti konfirmohet në detyrë
Ndihmësja ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Laureta Ahmeti u konfirmua në detyrë të hënën më 4 nëntor, pasi gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua në të njëjtën ditë, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Procesi për vetingun e […]
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Gëzim Veizi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të premten më 11 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Gëzim Veizi. Procesi i vetingut për Veizin u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin. Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën Veizi dha shpjegime […]






