Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të enjten në detyrë ndihmësin ligjor të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Spartak Mitrushi.
Mitrushi iu nënshtrua një seance dëgjimore në të cilën nuk u vunë në dukje probleme në asnjë prej tri kriterve të rivlerësimit.
Pas seancës së shkurtër trupa e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu vendosi shpalljen e vendimit brenda të njëjtës ditë.
Mitrushi ka shërbyer më herët si ndihmës ligjor edhe në Gjykatën Administrative të Apelit.




