Skeda e pasurisë së deklaruar –Ervisa Hyka –Prokuroria e Fierit
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ervisa Hyka –Prokuroria e Fierit

Prokurorja Ervisa Hyka e Prokurorisë së Fierit do të përballet të martën më 27 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Ervisa Hyka përfundoi studimet e Magjistraturës në vitin 2012 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurorja Ervisa Hyka nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Ervisa Hyka për vitet 2011-2018.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2011, prokurorja Ervisa Hyka nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, ajo zotëron pasuri me vlerë 2.1 milionë lekë.

Ajo deklaron kursime të akumuluara në cash prej 1.6 milionë lekësh dhe rreth 508 mijë lekë si likujditete bankare. Në fund të vitit 2018, Hyka deklaron se kursimet e akumuluara në cash për vitet 2014-2018 me vlerë prej 1.5 milionë lekësh i ka depozituar në një llogari bankare.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 8.3 milionë lekë, nga të cilat gati 95% kanë si burim pagën nga funksioni i prokurores dhe 5% kanë burime të tjera.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 8 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *