Gjyqtarja Marjola Beluli e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës u konfirmua në detyrë të enjten 21 nëntor, pas një seance të shkurtër dëgjimore ku nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit kalimtar. Ajo mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, ndërsa në kriterin e pasurisë dha shpjegime lidhur […]
Tag: Brunilda Bekteshi
Skeda e pasurisë së deklaruar – Marjola Beluli – Gjykata e Durrësit
Gjyqtarja Marjola Beluli e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës do të përballet të enjten më 21 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Suela Zhegu. Marjola Beluli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2020 dhe […]
KPK konfirmon ndihmësin ligjor Spartak Mitrushi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të enjten në detyrë ndihmësin ligjor të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Spartak Mitrushi. Mitrushi iu nënshtrua një seance dëgjimore në të cilën nuk u vunë në dukje probleme në asnjë prej tri kriterve të rivlerësimit. Pas seancës së shkurtër trupa e përbërë nga Olsi Komici kryesues, […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Saemira Hila
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 12 nëntor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Lushnjës, Saemira Hila. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol […]
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Petrit Vukaj për probleme në të tri kriteret
Komisioneri Publik Florian Ballhysa njoftoi të premten se kishte ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj prokurorit Petrit Vukaj dhe kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkimin e tij, pasi prokurori nuk arrin nivel të besueshëm dhe gjendet me mangësi në të tri kriteret e rivlerësimit. “Ndryshimin e vendimit nr. 774, datë […]
KPK riçel hetimin për ndihmësin ligjor, Ervin Xhihani
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi të enjten të shtyjë seancën dëgjimore për ndihmësin ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Ervin Xhihani. Kyesuesja e trupës së KPK, Brunilda Bekteshi u shpreh në fillim të seancës se, në Komision kishin mbërritur dy denoncime të reja ndaj subjektit të rivlerësimit, bazuar në të […]






