Prokurori Gëzim Veizi pas seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Gëzim Veizi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të premten më 11 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Gëzim Veizi. Procesi i vetingut për Veizin u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën Veizi dha shpjegime para Komisionit për barrat e provës lidhur me rrëzimin e vendimmarrjeve në disa çështje të hetuara prej tij si dhe për një pamundësi financiare në shumën rreth 2 milionë lekë për gjithë periudhën e rivlerësimit.

Gëzim Veizi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2013 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *