Skeda e pasurisë së deklaruar – Edmond Shytko –Prokuroria e Korçës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Edmond Shytko –Prokuroria e Korçës

Prokurori Edmond Shytko i Prokurorisë së Korçës do të përballet të premten më 23 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli dhe Suela Zhegu.

Edmond Shytko e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Korçë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Edmond Shytko nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Edmond Shytko.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Edmond Shytko deklaronte pasuri me vlerë 2.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 14.9 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 13.1 milionë lekë, automjet me vlerë 1.1 milion lekë, kursime në cash prej 600 mijë lekësh dhe likujditete bankare prej 38 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 25.5 milionë lekë, nga të cilat 58% kanë si burim pagën e subjektit dhe 35% pagën e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq” që lidhen me huatë e marra nga familjarët dhe të ardhura të siguruara nga puna part-time në Shtetet e Bashkuara.

Subjekti Edmond Shytko në deklarimin e vitit 2009 deklaron shtëpi banimi 54.5m2 në Pogradec me vlerë 2.5 milionë lekë, e fituar me kontratë dhurimi nga kunati.

Në vitin 2012 deklarohet blerje e shtëpi banimi me sip. 91.88m2 në Tiranë, blerë me dt 5.7.2012 me çmim 8,450,000 lekë. Burimi i financimit janë 2,200,000 lekë nga kursimet familjare dhe 6,250,000 huamarrje nga kunati, vëllai dhe kunata e subjektit.

Në vitin 2016, subjekti dhe bashkëshortja kanë deklaruar 11,800 dollarë të ardhura të përfituara nga puna part -time në ShBA gjatë periudhës së lejes së zakonshme 10.04.2016-23.04.2016 në të njëjtën kompani.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *