Prokurori Elidon Hysenaj pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

Konfirmimi i prokurorit Elidon Hysenaj mbetet në fuqi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 28 tetor vendimin për pushimin e çështjes së vetingut ndaj prokurorit të Tiranës, Elidon Hysenaj, prej nga mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë i tij. Pushimi i çështjes vjen pas kërkimit përfundimtar të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, për lënien në fuqi të vendimit për konfirmimin e prokurorit Hysenaj.

Ankimi ndaj konfirmimit të prokurorit Hysenaj u ushtrua bazuar në gjetjet për qëndrime të subjektit në dakordësimin për kërkesat e palëve në proceset penale, lidhur me zëvendësimin e masave të tyre në tre çështje. Pasi drejtuesi i SPAK konsultoi edhe informacionet e institucioneve ligjzbatuese, vlerësoi se gjetjet e konstatuara nuk mund të justifikojnë penalizimin e subjektit të rivlerësimit e për rrjedhojë, u kërkua lënia në fuqi e konfirmimit në detyrë.

Prokurori Elidon Hysenaj dhe përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja Romina Zano shprehën dakordësi me kërkimin e drejtuesit të SPAK, duke cilësuar të drejtë.

Bazuar në kërkimin përfundimtar të drejtuesit të SPAK, Kolegji konstatoi se evidentohet mungesa e interesit të ligjshëm nga ankuesi dhe për rrjedhojë, konkludoi se nuk ka më lëndë procedural për të vijuar gjykimin e çështjes. Sipas KPA, në këto kushte, pasoja e vetme ligjore procedurale, është pushimi i çështjes.

Për rrjedhojë, vendimi i Komisionitt ë Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi. Vendimarrja e KPA është përfundimtare dhe ka efekt të menjëhershëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *