Prokurorja Aferdita Ndoi (qendër), pas shpalljes së vendimit të KPK | Foto : Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Vendi

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Afërdita Ndoi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi me shumicë votash prokuroren e rrethit Tiranë, Afërdita Ndoi dhe njëkohësisht e referoi atë për inspektim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.  

Prokurorja Aferdita Ndoi (qendër), pas shpalljes së vendimit të KPK | Foto : Edmond Hoxhaj

Prokurorja e prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Afërdita Ndoi u konfirmuan në detyrë të en jten në mëngjes.

Vendimi i Komisioni të Pavarur të Kualifikimit me shumicë votash u dha nga trupa e përbërë nga komisionerët Olsi Komici kryesues, Firdes Shuli relatore dhe Brunilda Bekteshi anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Maria Tuma.

Pavarësisht konfirmimit të subjektit, KPK e ka referuar prokuroren për inspektim në ILD për një çështje për veprën penale mjekim i pakujdesshëm  të vitit 2013, e cila është diskutuar gjerësisht gjatë seancës dëgjimore të mbajtur të mërkurën.

Ndoi është diplomuar në shkollën e Magjistraturës në vitin 2003. Ajo është emëruar fillimisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe është transferuar në vitin 2009 në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Subjekti është vlerësuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) për të tri kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *