Gjyqtari pranë Gjykates së Rrethit Gjyqësor Tirane, Kreshnik Omari, | Foto : LSa
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Kreshnik Omari

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 5 tetor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Tiranës, Kreshnik Omari. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama dhe Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Omarit.

Gjyqtari Kreshnik Omari u shkarkua nga detyra më 6 korrik 2021 për probleme në kriterin e pasurisë.

Omari e filloi punën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 dhe e ushtroi funksionin për më shumë se dy dekada në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *