Prokurorja Merita Selimi (djathtas) pas seancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

KPK shkarkon prokuroren Merita Selimi

Prokurorja Merita Selimi u shkarkua me shumicë votash të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas problemeve të konstatuara me burimet financiare të një apartamenti në Tiranë dhe me likujditetet.

Vendimi u shpall nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Etleda Çiftjen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

Merita Selimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe prej atëherë ka punuar në Prokurorinë e Lushnjës. Së fundmi, pas konfigurimit të hartës së re gjyqësore, ajo e ushtron detyrën në Prokurorinë e Fierit.

Gjatë seancës dëgjimore, KPK bëri me dije se subjekti rezultonte me një bilanc negativ prej 3.1 milionë lekësh për krijimin e pasurive dhe likujditeteve. Selimi këmbënguli se ajo kishte pasur burime financiare të mjaftueshme për pasurinë e saj dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *