Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi më 19 dhjetor të vitit të kaluar ndryshimin e vendimarrjes së Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku dhe e shkarkoi atë me argumentin se dështoi të kalonte testin e besimit të publikut. Bonajku e kaloi vetingun në shkallë të parë me vendim të […]
Tag: Xhensila Pine
Dy qëndrimet e ndryshme të KPK për prokurorin Xhemal Saliaj
Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, më 7 tetor 2024, pasi u konkludua se nuk arriti nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë dhe se në vlerësimin tërësor kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia. Vendimi u mor me votat e shumicës së trupës së […]
Kolegji largon nga detyra prokurorin Florian Bonjaku
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli të enjten me 19 dhjetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku. Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa që e kundërshtoi si të pabazuar vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të Bonjakut. […]
ONM rekomandon ankimin në Kolegj të prokurores Eranda Laze
Institucioni i Komisionerit Publik njoftoi të premten më 6 dhjetor se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka rekomanduar ankimin në Kolegj të konfirmimit në detyrë të prokurores së Tiranës, Eranda Laze. Vendimi i konfirmimit u mor nga kryesuesja e trupës së KPK-së, Pamela Qirko dhe anëtarja Alma Faskaj, të cilat u bindën me shpjegimet e subjektit […]
Gjyqtari Tonin Sterkaj u shkarkua për pasurinë dhe ‘cënim të besimit’
Gjyqtari i Shkodrës, Tonin Sterkaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK pasi u konkludua se ai nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë, si dhe se ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Vendimi për shkarkimin e Sterkaj u mor nga trupa e KPK e kryesuar […]
Prokurori Lazër Çardaku shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 8 nëntor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lazër Çardaku. Vendimi u morn ë mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen. Gjatë seancës dëgjimore të enjten, […]





