Skeda e pasurisë së deklaruar –Majlinda Dogga – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Majlinda Dogga – Gjykata e Tiranës

Gjyqtarja Majlinda Dogga e Gjykatës së Tiranës do të përballet të hënën më 12 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Alma Faskaj dhe Etleda Çiftja.

Majlinda Dogga e ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Majlinda Dogga nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Majlinda Dogga zotëronte pasuri me vlerë 1.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 8.5 milionë lekëve.

Znj. Dogga zotëron familjarisht likujditete bankare prej 6.4 milionë lekësh, automjet me vlerë 1 milion lekë si dhe pasuri të patundshme me vlerë 1 milion lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 25.7 milionë lekë, nga të cilat 62% kanë si burim pagën e znj. Dogga nga funksioni i gjyqtarit dhe gati 37% nga pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” mungesën e vlerës së një apartamenti të blerë nga vajza madhore e subjektit në vitin 2017.

Në vitin 2017, vajza madhore e subjektit Majlinda Doga deklaron marrjen e një kredie bankare prej 2,000,000 lekësh për blerjen e një apartamenti, por vlera e plotë e asetit nuk rezulton të jetë deklaruar. Gjithashtu, ajo deklaron një detyrim prej 2,600 eurosh për apartamentin me shpjegimin “këst i fundit, dorëzim hipoteke”.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *