Prokurori Kudusi Shahu pas vendimit në KPK | Foto nga: BIRN/Edmond Hoxhaj
KPK Veting

Prokurori Kudusi Shahu shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 12 dhjetor 2022 vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Kudusi Shahu.

Në seancën e parë dëgjimore më 2 nëntor, Komisioni evidentoi mospërputhje e pasaktësi në deklarimin e pasurisë, si dhe balanca negative në vlera të mëdha për krijimin e tyre, ku për periudhën 2009-2011 u relatua balancë negative në shumën 10.8 milionë lekë.

Shahu i kundërshtoi gjetjet e KPK dhe kërkoi riçeljen e hetimit në dy kriteret e tjerë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin – kërkesë që u pranua prej trupës së kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Xhensila Pinen.

Gjatë seancës së dytë më 7 dhjetor, Komisioni e vlerësoi Shahun pozitivisht për figurën, si dhe nuk u  konstatuan probleme domethënëse për profesionalizmin.

Prokurori Shahu e ka filluar karrierën në vitin 1991 në ish-hetuesinë e Kukësit e në vijim në ish-Hetuesinë e Përgjithshme duke vijuar më pas si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Në vitin 1999 ai është emëruar në Prokurorinë e Tiranës, ka punuar për një periudhë në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda dhe deri në momentin e shkarkimit e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *