Skeda e pasurisë së deklaruar – Eugen Beçi –kandidat për SPAK
Korrupsioni KPK Në Fokus Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Eugen Beçi –kandidat për SPAK

Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, i cili kandidon për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të përballet të hënën me KPK-në. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, i cili kandidon edhe për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK do të përballet të hënën me 24 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Beçin përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.

Eugen Beçi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si prokuror në Prokurorinë e Vlorës. Në vitin 2004 ai është emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe aktualisht.

Eugen Beçi ka mbajtur postin e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për disa vite. Në vitin 2015, ai e la këtë detyrë për t’u transferuar përkohësisht në Prokurorinë e Elbasanit, ndërkohë që u bë pjesë e një debati publik për të ashtuquajturin “komplot për vrasjen e deputetit Tom Doshi”, i cili rezultoi më pas një ngjarje e sajuar.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Eugen Beçi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se deklaruar nga prokurori i Krimeve te Renda, Eugen Beçi per vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në deklaratën e parë të vitit 2003, prokurori Eugen Beçi deklaronte si pasuri të vetme një automjet me vlerë 400 mijë lekë. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij rezulton e rritur me 41 herë, duke kapur vlerën e 16.6 milionë lekëve.

Pasuria e patundshme përbën zërin kryesor të aseteve me një vlerë të llogaritur në 13.1 milionë lekë. Prokurori Beçi deklaron familjarisht edhe likujditete bankare prej 1.5 milionë lekësh, kursime në cash prej 1 milionë lekësh dhe automjet me vlerë 950 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27.8 milionë lekë. Të ardhurat nga funksioni i prokurorit zënë 79% të totalit, ndërsa paga e bashkëshortes ka siguruar rreth 20%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi një me probleme dhe 13 të tjerat pa probleme.

Prokurori i Krimeve të Rënda rezulton me pasuri të pajustifikuar nga burimet e deklaruara në vlerën 4.9 milionë lekë në vitin 2014. Diferenca lidhet me një transaksion shkëmbimi apartamentesh, ku subjekti deklaron në këtë vit se ka përfituar një apartament me sipërfaqe 169.65 m2 përmes shkëmbimit me një apartament 82.30 m2 si dhe 7.2 milionë lekë.

Nga analiza cilësore e deklaratave të mëparshme rezulton se Beçi ka zotëruar më parë një apartament 90.5 m2 dhe jo 82.30 m2. Ndërkohë, shpjegimet e subjektit për kontratën e shkëmbimit të apartamenteve nuk janë aksesuar nga BIRN, pasi rezultojnë të anonimizuara nga ILDKPKI.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003  

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *