Prokurorja Englantina Shehu pas vendimit të konfirmimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Prokurorja Englantina Shehu konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën kë 29 mars 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Durrësit, Englantina Shehu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Alma Faskajn.

Gjatë seancës dëgjimore me 28 mars, Shehu dha shpjegime për burimet financiare për blerjen e një automjeti nga bashkëshorti, si dhe për dy çështje profesionale. Subjekti paraqiti argumentim ligjor për një pjesë të të ardhurave të bashkëshortit nga puna e tij që nuk ishin konsideruar prej KPK-së, duke këmbëngulur se ishin të ligjshme dhe kërkoi përfshirjen e tyre në analizën financiare. Shehu mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.

Englantina Shehu përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe u emërua prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier. Prej vitit 2021, ajo e ushtron detyrën në Prokurorinë e Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *