Skeda e pasurisë së deklaruar –Ledina Riza –Prokuroria e Tiranës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ledina Riza –Prokuroria e Tiranës

Prokurorja Ledina Riza e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Prokurorja Ledina Riza e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të mërkurën më 3 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Suela Zhegu, Etleda Çiftja dhe Lulzim Hamitaj.

Ledina Riza e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe ka punuar si prokurore në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Prej vitit 2007, Riza e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Ledina Riza nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Ledina Riza për vitet 2003-2017.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, Ledina Riza deklaronte pasuri familjare me vlerë 4.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare është pesëfishuar, duke kapur vlerën e 23.2 milionë lekëve.

Subjekti zotëron familjarisht në fund të vitit 2017 likujditete bankare prej 14.4 milionë lekësh, pasuri të patundshme me vlerë 6.3 milionë lekë, automjete me vlerë 1.7 milionë lekë dhe kursime në cash prej 700 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 51.1 milionë lekë, nga të cilat 33% kanë si burim pagën e Znj. Riza, rreth 42% pagën e bashkëshortit dhe gati 23% nga biznesi i konsulencës në emër të bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet e likujditeteve bankare nga prokurorja Ledina Riza dhe bashkëshorti i saj. Këto likujditete shfaqen herë si gjendje dhe herë si ndryshime nga viti paraardhës dhe në disa raste ka edhe përsëritje të tyre në deklarime.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *