Prokuroja Zena Lila në KPK
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Zena Lila

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 10 janar vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Elbasanit, Zena Lila. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Firdes Shulin.

Gjatë seancës dëgjimore më 13 dhjetor, Komisioni konstatoi pamundësi për blerjen e një apartamenti dhe krijimin e një depozite në bono thesari. Lila nuk ishte e pranishme në seancën dëgjimore dhe në atë të shpalljes së vendimit. Ajo u përfaqësua nga avokati Fatmir Lushi, i cili i kundërshtoi gjetjet e KPK dhe kërkoi konfirmin e Lilës në detyrë.

Zena Lila përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe punon prej dy dekadash si prokuore në Prokurorinë e Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *