Prokurori Valentin Preçi pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Prokurori i Tiranës, Valentin Preçi konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 10 janar vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Olsi Komicin.

Konfirmimi i Preçit erdhi pas përballjes dhe shpjegimeve të tij për gjetjet dhe barrën e provës në kriterin pasuror dhe profesionalizmin gjatë dy seancave dëgjimore më 19 dhjetor 2023 dhe të martën më 9 janar. Edhe në seancën e dytë të zhvilluar pas rihapjes së hetimit bazuar në një denoncim, Preçi këmbënguli sërish të kundërshtonte analizën financiare të KPK, duke paraqitur versionin e tij.

Valentin Preçi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *