Prokurori Petrit Vukaj i Prokurorisë së Fierit po përballet të hënën më 10 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja.
Petrit Vukaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Fier. Në vitin 2015, Vukaj u arrestua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda për veprën penale të korrupsionit pasiv, por dy vjet më vonë ai u shpall i pafajshëm me vendim të Gjykatës së Apelit. Pas vendimit, Vukaj u rikthye në detyrë sërish në Prokurorinë e Fierit.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Petrit Vukaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Petrit Vukaj nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare e deklaruar kap vlerën e 5.6 milionë lekëve.
Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 1.1 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 4.3 milionë lekë dhe kursime në cash prej 200 mijë lekësh.
Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 26.5 milionë lekë, nga të cilat 63% kanë si burim pagën e subjektit, 29% pagat e familjarëve dhe 1.7% të ardhurat nga shitja e pasurisë së patundshme.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një huamarrje nga një biznesmen. Në vitin 2010, subjekti Petrit Vukaj deklaron marrjen e një huaje prej 10 mijë eurosh nga një biznesmen, me qëllim marrjen e një vizë për jashtë shtetit me familjen. Sipas deklarimit, huaja është kthyer brenda vitit.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al