Skeda e pasurisë së deklaruar –Marinela Osmani–Gjykata e Tiranës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Marinela Osmani–Gjykata e Tiranës

Gjyqtarja Marinela Osmani (Nuni) nga Gjykata e Tiranës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018.Gjyqtarja Marinela Osmani (Nuni) e Gjykatës së Tiranës do të përballet të premten më 15 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për të përbëhet nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu dhe Brunilda Bekteshi.

Marinela Osmani ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Vlorës. Në vitin 2011, ajo është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prej shkurtit 2020 punon si këshilltare ligjore e komanduar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Marinela Osmani (Nuni) nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Marinela Osmani (Nuni) për vitet 2004-2018.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, gjyqtarja Marinela Osmani (Nuni) deklaronte pasuri familjare prej 2.3 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 24.5 milionë lekësh.

Pasuria familjare përbëhet nga 12.3 milionë lekë pasuri e patundshme, 9.4 milionë lekë likujditete bankare, automjete me vlerë 1.9 milionë lekë dhe kursime në cash prej 884 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 31.3 milionë lekë, nga të cilat 38% burojnë nga paga e Znj. Osmani si gjyqtare dhe 41% nga të ardhurat e bashkëshortit Getjan Osmani si prokuror, përpara se të shkarkohej nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Rreth 4.8% e të ardhurave burojnë nga dhuratat në cash të familjarëve dhe 7% nga shitja e pasurisë së paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit nuk rezultoi asnjë deklaratë me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” huatë dhe dhuratat në cash që kanë shërbyer si burim për blerjen e një apartamenti si dhe mospërputhjet e deklarimeve të kursimeve në cash ndër vite.

Në vitin 2009, subjekti ka deklaruar blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 72m2 dhe me vlerë 67, 680 euro, nga të cilat janë paguar këtë vit 47, 680 euro. Si burim për këtë pagesë, gjyqtarja Osmani ka deklaruar një hua prej 20 mijë eurosh dhe 1.5 milionë lekë dhuratë nga prindërit.

Sa i përket kursimeve në cash, subjekti ka deklaruar në fund të vitit 2018 si gjendje shumën 884,128 lekë, ndërkohë që nga mbledhja kumulative e kursimeve të deklaruara vit pas viti, vlera rezulton shumë herë më e madhe.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *