Skeda e pasurisë së deklaruar –Nurjeta Pogaçe – gjyqtare e Durrësit
Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar –Nurjeta Pogaçe – gjyqtare e Durrësit

Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Nurjeta Pogaçe (tafa) do të përballet të hënën në mëngjes me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në seancë dëgjimore publike.

Rvilerësimi kalimetarës i Znj. Pogaçe është realizuar nga komisionerët Roland Ilia, Brunilda Bekteshi dhe Pamela Qirko.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Nurjeta Pogaçe nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2033, Pogaçe deklaronte pasuri me vlerë zero lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 773 mijë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht likuiditeteve  bankare prej 273 mijë lekësh dhe 500 mijë lekë para në cash.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 9.5 milionë lekë, nga të cilat 69.5% kanë si burim pagën e saj nga funksioni i gjyqtares dhe gati 24.1% pagat e bashkëjetuesit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *