Kolegji konfirmoi balancën financiare negative në vlerë të madhe për Nevrie Dukën

Analiza dhe Opinione
Shqyrtimi i ankimit të ish-gjyqtares së Sarandës, Nevrie Duka(Halo) dhe analiza financiare e kryer bazuar pretendimet dhe dokumentet e dorëzura prej saj, si dhe në aktet e administruara në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, konfirmuan balancën negative të konstatuar në shkallën e parë, madje duke e thelluar atë. Gjyqtarja Nevrie Duka(Halo) u shkarkua nga Komisioni më 12 mars 2020, për shkak të problemeve të shumta për kriterin e pasurisë dhe mungesës së burimeve të ligjshme në vlerën totale 17,4 milionë lekë. Në vendimin e zbardhur të KPK konstatohet se Duka ka kryer deklarim të rremë, të pasaktë e të paplotë; se nuk ka pasur burime të ligjshme për krijimin e pasurive e të likujditeteve, për dhënien e huave dhe mbulimin e shpenzimeve; si dhe është gjendur në kushtet e konfliktit të interesit. Sipas Komisionit, Duka nuk arriti të paraqiste prova për të kundërshtuar gjetjet për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin u përmbyll hetimi administrativ. Duka e kundërshtoi vendimin e Komisionit duke ngritur shkaqe për aspektin procedural dhe kundër konkluzioneve në kriterin e pasurisë. Pretendimet e subjektit se vendimi i KPK është dhënë në cënim të procesit të rregullt ligjor janë gjetur të pabazuara prej Kolegjit që e ka konsideruar të panevojshëm kalimin e çështjes në seancë gjyqësore publike. Ish-gjyqtarja Duka ka renditur një listë të gjatë pretendimesh në ankimin e saj për pasurinë, por që nuk janë gjetur bindëse dhe të provuara me dokumentacion ligjor nga Kolegji. Subjekti i ka kundërshtuar si të gabuara konkluzionet e KPK për deklarim të pasaktë, të paplotë dhe të pamjaftueshëm të një apartamenti në Sarandë, në posedim që prej vitit 2010. Komisioni ka konstatuar se Duka nuk ka shënuar në deklaratën “veting” vlerën dhe sipërfaqen e  këtij apartamenti; se ka mospërputhje në deklarime lidhur me kohën e fillimit të banimit aty dhe për punimet e pretenduara se janë kryer nga bashkëshorti; se nuk ka depozituar asnjë dokument ligjor për të provuar posedimin e kësaj pasurie; si dhe nuk ka pasqyruar këtë të drejtë në asnjë prej deklaratave periodike. Subjekti ka pretenduar në ankim se e ka pasqyruar në deklaratën “veting” posedimin e këtij apartamenti dhe se në deklaratat periodike e ka shënuar si adresë banimi. Ajo ka sqaruar se kjo pasuri nuk është në pronësi të familjes së saj e për rrjedhojë nuk kanë përdorur ndonjë burim të ardhurash për krijimin. Duka e mbështet këtë pretendim në një deklaratë noteriale të vitit 2020 të paraqitur si provë në Komision, ku thuhet se përfaqësuesi i shoqërisë i ka kaluar të drejtën e përdorimit të kësaj pasurie në këmbim të punëve që do të kryente bashkëshorti, pavarësisht se kryerja e këtyre punimeve nuk ishte bërë e mundur. Në një përgjigje të dhënë nga shoqëria në Komision, është sqaruar se nuk ka ndonjë kontratë apo marrëveshje për përdorimin e apartamentit kundrejt punimeve, por është deklaruar se marrdhënia është bazuar në dakordësi verbale. Ndërkohë, subjekti ka konfirmuar faktin se ka vazhduar ta përdorë apartamentin në mirëkuptim me përfaqësuesin e shoqërisë. Kolegji e vlerëson të pamjaftueshëm pretendimin e Dukës se, deklarimin e posedimit të kësaj pasurie e ka kryer nëpërmjet shënimit si adresë banimi. Trupi gjykues konsaton se Duka nuk ka paraqitur dokumentacion ligjor për të vërtetuar posedimin e apartamentit për një periudhë kaq të gjatë kohore, por ka paraqitur vetëm dy deklarata noteriale të hartuara gjatë procesit të rivlerësimit, të cilat Kolegji nuk i konsideron me vlerë provuese. Në përfundim KPA e vlerëson pretendimin e subjektit mbi mënyrën e përdorimit të apartamentit jobindës dhe të pabazuar në prova, duke konkluduar se ajo ka kryer deklarim të pasaktë, të paplotë e të pamjaftueshëm për këtë pasuri. KPK ka konstatuar pamundësi financiare të subjektit për një apartament me sipërfaqe 100 m2 në Tiranë, të blerë në emër të vajzës në vitin 2011 kundrejt shumës 45 mijë euro. Duka ka deklaruar se për blerjen e këtij apartamenti kanë shërbyer të ardhurat e përfituara nga shitja e një trualli në Sarandë në vitin 2008 për çmimin 70 mijë euro. Komisioni ka konstatuar se kjo e ardhur nuk është tatuar dhe se nuk rezulton të jetë deklaruar si gjendje në vitin 2008 apo në vitet pasardhëse. Për rrjedhojë, nuk është konsideruar në analizën financiare të vitit 2011, duke sjellë bilanc negative për blerjen e apartamentit. Subjekti ka pretenduar se Komisioni ka gabuar në mos përllogaritjen e vlerës së shitjes së truallit për shkak të mos pagimit të detyrimeve tatimore. Duka ka argumentuar se kalimi i pronësisë është realizuar në vitin 2016 dhe se në këtë moment kishte lindur detyrimi për pagesën në tatime, megjithëse sipas saj shlyerja e vlerës 70 mijë euro ishte kryer në 2008-ën. Ajo i ka bashkëlidhur ankimit dhe një dokument për pagesën e tatimit në vlerën 1.4 milion lekë. KPA konstaton se shitja e truallit në vitin 2008 është bazuar në deklaratë noteriale, duke mos u formalizuar ky transaksion sipas kërkesave të ligjit. “[…]Trupi gjykues vlerëson se shitja e truallit dhe përfitimi i shumës prej 70.000 eurosh nëpërmjet deklaratës noteriale nr. {***}, datë 28.05.2008, si dhe shoqëruar kjo me mungesën e pagesës së detyrimeve tatimore në vitin 2008 për këtë të ardhur, nuk mund të konsiderohet si burim i ligjshëm e ardhura e pretenduar si e përfituar nga shitja e truallit”, arsyeton Kolegji dhe nuk e ka konsideruar vlerën 70 mijë euro në analizën fianciare për shlyerjen e shumës 45 mijë euro për apartamentin e vajzës së subjektit. Nga shqyrtimi akteve ka rezultuar se po në ditën që është nënshkruar deklarata noteriale për shitjen e truallit, subjekti ka lidhur edhe kontratë sipërmarrje me shoqërinë ndërtuese. “[…]Është e dyshimtë kryerja e dy veprimeve juridike në të njëjtën ditë nga ana e subjektit të rivlerësimit lidhur me këtë truall”, shprehet Kolegji. Trupi gjykues ngre pikëpyetje edhe lidhur me dokumentin për pagesën e tatimeve, pasi në përgjigje të pyetësoreve të Komisionit, subjekti ka deklaruar se nuk dispononte akte provues për shlyerjen e këtyre detyrimeve. KPA ka gjetur pamundësi financiare edhe në variantin e pretenduar nga subjekti për pagesat e apartamentit, se një pjesë e çmimit në shumën 10 mijë euro e kishte shlyer në vitin 2014 - ndryshe nga sa kishte vlerësuar KPK. Në analizën e kryer në Kolegj bazuar edhe në këtë pretendim, balanca negative është përkeqësuar. Nga 5.7 milionë lekë që ka rezultuar balanca negative në rastin e shlyerjes së gjithë çmimit 45 mijë euro në vitin 2011, në variantin e Dukës ku shuma 10 mijë euro është shlyer në 2014-ën, ka rezultuar pamundësi në vlerën 3.2 milionë lekë në atë vit dhe 4.3 milionë lekë në vitin 2011. Duka ka kundërshtuar konkluzionin e KPK për mungesën e burimeve të ligjshme për blerjen e një automjeti tip BMW X5. Si burim krijimi të kësaj pasurie Duka ka deklaruar të ardhurat nga shitja e një automjeti tjetër tip Land Rover. Komisioni ka konstatuar se automjeti tip Land Rover është shitur më shtrenjtë nga sa ishte blerë, megjithëse ishte përdorur për 4 vjet, si dhe nuk ishin paguar detyrimet tatimore. KPK ka ngritur dyshime për shitje fiktive të këtij automjeti dhe ka konkluduar se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë, të paplotë dhe të rremë. Duka ka pretenduar në ankim se çmimi i shitjes është përcaktuar në marrëveshje me palët dhe se bashkëshorti kishte kryer përmirësime të automjetit. Lidhur me mospagimin e tatimit mbi të ardhurat, subjekti ka pretenduar se në legjislacionin përkatës nuk parashikohet se fitimi i realizuar nga individët prej shitjes së automjeteve është i tatueshëm. Kolegji vëren se subjekti nuk arriti të dokumentojë shpenzimet e kryera për përmirësimin e mjetit, si dhe të pagimit të tatimit të fitimit. “Diferenca e konsiderueshme mes çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes së këtij automjeti, e bën këtë transaksion të pabesueshëm, aq më tepër kur blerësi është nipi i tij”, konstaton Kolegji dhe çmon se shuma e përfituar nga shitja e automjetit tip Land Rover nuk mund të konsiderohet si e ardhur e ligjshme, nga ka rezultuar pamundësi financiare për blerjen e mjetit tip BMW X5. Kolegji ka lënë në fuqi konkluzionin e Komisionit edhe lidhur me pamundësinë financiare për blerjen e një skrepi me çekiç pneumatic-hidraulik në vitin 2006 nga bashkëshorti i subjektit. Duka ka pretenduar se si burim për krijimin e kësaj pasurie ka shërbyer një depozitë e krijuar në vitin 2004 dhe e tërhequr në 2006-ën, por nuk ka arritur të provojë me dokumentacion egzistencën e kësaj depozite. Po ashtu, Duka ka dështuar të provojë mundësinë financiare për blerjen e kësaj pasurie edhe në variantin tjetër të pretenduar prej saj, me burim të ardhurat e bashkëshortit nga puna. Subjekti ka pretenduar se bashkëshorti ka siguruar të ardhura në vlerën 22 milionë e 750 mijë lekë nga punimet për llogari të disa shoqërive. Por ashtu si KPK edhe Kolegji konstaton se Duka nuk ka arritur të provojë me dokumentacion ligjor kryerjen e punimeve nga bashkëshorti; mënyrën dhe kohën e shumave të përfituara nga këto shoqëri; volumin e kryer; lejet e ndërtimit; situacionet mujore të punimeve; aktet teknike të kohës; si dhe pagesën e detyrimeve tatimore. Po ashtu, Duka ka dështuar të provojë mundësinë e dhënies hua të disa vlerave të konsiderueshme nga ana e saj dhe e bashkëshortit, shuma për të cilat ka pretenduar se u janë rikthyer në vitet e mëvonshme. Nga analiza financiare e kryer në Kolegj për periudhën 2003-2016, ka rezultuar balancë negative në shumën 18.9 milionë lekë për mbulimin e investimeve dhe të shpenzimeve. “[…]Trupi gjykues i Kolegjit thekson që e gjen të konfirmuar diferencën negative që ka rezultuar nga analiza e kryer në Komision në vlerën 17.419.035 lekë”, citohet në vendimin e KPA.  

Shqyrtimi i ankimit të ish-gjyqtares së Sarandës, Nevrie Duka(Halo) dhe analiza financiare e kryer bazuar pretendimet dhe dokumentet e dorëzura prej saj, si dhe në aktet e administruara në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, konfirmuan balancën negative të konstatuar në shkallën e parë, madje duke e thelluar atë.

Gjyqtarja Nevrie Duka(Halo) u shkarkua nga Komisioni më 12 mars 2020, për shkak të problemeve të shumta për kriterin e pasurisë dhe mungesës së burimeve të ligjshme në vlerën totale 17,4 milionë lekë.

Në vendimin e zbardhur të KPK konstatohet se Duka ka kryer deklarim të rremë, të pasaktë e të paplotë; se nuk ka pasur burime të ligjshme për krijimin e pasurive e të likujditeteve, për dhënien e huave dhe mbulimin e shpenzimeve; si dhe është gjendur në kushtet e konfliktit të interesit. Sipas Komisionit, Duka nuk arriti të paraqiste prova për të kundërshtuar gjetjet për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin u përmbyll hetimi administrativ.

Duka e kundërshtoi vendimin e Komisionit duke ngritur shkaqe për aspektin procedural dhe kundër konkluzioneve në kriterin e pasurisë.

Pretendimet e subjektit se vendimi i KPK është dhënë në cënim të procesit të rregullt ligjor janë gjetur të pabazuara prej Kolegjit që e ka konsideruar të panevojshëm kalimin e çështjes në seancë gjyqësore publike.

Ish-gjyqtarja Duka ka renditur një listë të gjatë pretendimesh në ankimin e saj për pasurinë, por që nuk janë gjetur bindëse dhe të provuara me dokumentacion ligjor nga Kolegji.

Subjekti i ka kundërshtuar si të gabuara konkluzionet e KPK për deklarim të pasaktë, të paplotë dhe të pamjaftueshëm të një apartamenti në Sarandë, në posedim që prej vitit 2010.

Komisioni ka konstatuar se Duka nuk ka shënuar në deklaratën “veting” vlerën dhe sipërfaqen e  këtij apartamenti; se ka mospërputhje në deklarime lidhur me kohën e fillimit të banimit aty dhe për punimet e pretenduara se janë kryer nga bashkëshorti; se nuk ka depozituar asnjë dokument ligjor për të provuar posedimin e kësaj pasurie; si dhe nuk ka pasqyruar këtë të drejtë në asnjë prej deklaratave periodike.

Subjekti ka pretenduar në ankim se e ka pasqyruar në deklaratën “veting” posedimin e këtij apartamenti dhe se në deklaratat periodike e ka shënuar si adresë banimi. Ajo ka sqaruar se kjo pasuri nuk është në pronësi të familjes së saj e për rrjedhojë nuk kanë përdorur ndonjë burim të ardhurash për krijimin.

Duka e mbështet këtë pretendim në një deklaratë noteriale të vitit 2020 të paraqitur si provë në Komision, ku thuhet se përfaqësuesi i shoqërisë i ka kaluar të drejtën e përdorimit të kësaj pasurie në këmbim të punëve që do të kryente bashkëshorti, pavarësisht se kryerja e këtyre punimeve nuk ishte bërë e mundur.

Në një përgjigje të dhënë nga shoqëria në Komision, është sqaruar se nuk ka ndonjë kontratë apo marrëveshje për përdorimin e apartamentit kundrejt punimeve, por është deklaruar se marrdhënia është bazuar në dakordësi verbale. Ndërkohë, subjekti ka konfirmuar faktin se ka vazhduar ta përdorë apartamentin në mirëkuptim me përfaqësuesin e shoqërisë.

Kolegji e vlerëson të pamjaftueshëm pretendimin e Dukës se, deklarimin e posedimit të kësaj pasurie e ka kryer nëpërmjet shënimit si adresë banimi. Trupi gjykues konsaton se Duka nuk ka paraqitur dokumentacion ligjor për të vërtetuar posedimin e apartamentit për një periudhë kaq të gjatë kohore, por ka paraqitur vetëm dy deklarata noteriale të hartuara gjatë procesit të rivlerësimit, të cilat Kolegji nuk i konsideron me vlerë provuese.

Në përfundim KPA e vlerëson pretendimin e subjektit mbi mënyrën e përdorimit të apartamentit jobindës dhe të pabazuar në prova, duke konkluduar se ajo ka kryer deklarim të pasaktë, të paplotë e të pamjaftueshëm për këtë pasuri.

KPK ka konstatuar pamundësi financiare të subjektit për një apartament me sipërfaqe 100 m2 në Tiranë, të blerë në emër të vajzës në vitin 2011 kundrejt shumës 45 mijë euro.

Duka ka deklaruar se për blerjen e këtij apartamenti kanë shërbyer të ardhurat e përfituara nga shitja e një trualli në Sarandë në vitin 2008 për çmimin 70 mijë euro. Komisioni ka konstatuar se kjo e ardhur nuk është tatuar dhe se nuk rezulton të jetë deklaruar si gjendje në vitin 2008 apo në vitet pasardhëse. Për rrjedhojë, nuk është konsideruar në analizën financiare të vitit 2011, duke sjellë bilanc negative për blerjen e apartamentit.

Subjekti ka pretenduar se Komisioni ka gabuar në mos përllogaritjen e vlerës së shitjes së truallit për shkak të mos pagimit të detyrimeve tatimore. Duka ka argumentuar se kalimi i pronësisë është realizuar në vitin 2016 dhe se në këtë moment kishte lindur detyrimi për pagesën në tatime, megjithëse sipas saj shlyerja e vlerës 70 mijë euro ishte kryer në 2008-ën. Ajo i ka bashkëlidhur ankimit dhe një dokument për pagesën e tatimit në vlerën 1.4 milion lekë.

KPA konstaton se shitja e truallit në vitin 2008 është bazuar në deklaratë noteriale, duke mos u formalizuar ky transaksion sipas kërkesave të ligjit. “[…]Trupi gjykues vlerëson se shitja e truallit dhe përfitimi i shumës prej 70.000 eurosh nëpërmjet deklaratës noteriale nr. {***}, datë 28.05.2008, si dhe shoqëruar kjo me mungesën e pagesës së detyrimeve tatimore në vitin 2008 për këtë të ardhur, nuk mund të konsiderohet si burim i ligjshëm e ardhura e pretenduar si e përfituar nga shitja e truallit”, arsyeton Kolegji dhe nuk e ka konsideruar vlerën 70 mijë euro në analizën fianciare për shlyerjen e shumës 45 mijë euro për apartamentin e vajzës së subjektit.

Nga shqyrtimi akteve ka rezultuar se po në ditën që është nënshkruar deklarata noteriale për shitjen e truallit, subjekti ka lidhur edhe kontratë sipërmarrje me shoqërinë ndërtuese. “[…]Është e dyshimtë kryerja e dy veprimeve juridike në të njëjtën ditë nga ana e subjektit të rivlerësimit lidhur me këtë truall”, shprehet Kolegji.

Trupi gjykues ngre pikëpyetje edhe lidhur me dokumentin për pagesën e tatimeve, pasi në përgjigje të pyetësoreve të Komisionit, subjekti ka deklaruar se nuk dispononte akte provues për shlyerjen e këtyre detyrimeve.

KPA ka gjetur pamundësi financiare edhe në variantin e pretenduar nga subjekti për pagesat e apartamentit, se një pjesë e çmimit në shumën 10 mijë euro e kishte shlyer në vitin 2014 – ndryshe nga sa kishte vlerësuar KPK.

Në analizën e kryer në Kolegj bazuar edhe në këtë pretendim, balanca negative është përkeqësuar. Nga 5.7 milionë lekë që ka rezultuar balanca negative në rastin e shlyerjes së gjithë çmimit 45 mijë euro në vitin 2011, në variantin e Dukës ku shuma 10 mijë euro është shlyer në 2014-ën, ka rezultuar pamundësi në vlerën 3.2 milionë lekë në atë vit dhe 4.3 milionë lekë në vitin 2011.

Duka ka kundërshtuar konkluzionin e KPK për mungesën e burimeve të ligjshme për blerjen e një automjeti tip BMW X5. Si burim krijimi të kësaj pasurie Duka ka deklaruar të ardhurat nga shitja e një automjeti tjetër tip Land Rover.

Komisioni ka konstatuar se automjeti tip Land Rover është shitur më shtrenjtë nga sa ishte blerë, megjithëse ishte përdorur për 4 vjet, si dhe nuk ishin paguar detyrimet tatimore. KPK ka ngritur dyshime për shitje fiktive të këtij automjeti dhe ka konkluduar se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë, të paplotë dhe të rremë.

Duka ka pretenduar në ankim se çmimi i shitjes është përcaktuar në marrëveshje me palët dhe se bashkëshorti kishte kryer përmirësime të automjetit. Lidhur me mospagimin e tatimit mbi të ardhurat, subjekti ka pretenduar se në legjislacionin përkatës nuk parashikohet se fitimi i realizuar nga individët prej shitjes së automjeteve është i tatueshëm.

Kolegji vëren se subjekti nuk arriti të dokumentojë shpenzimet e kryera për përmirësimin e mjetit, si dhe të pagimit të tatimit të fitimit. “Diferenca e konsiderueshme mes çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes së këtij automjeti, e bën këtë transaksion të pabesueshëm, aq më tepër kur blerësi është nipi i tij”, konstaton Kolegji dhe çmon se shuma e përfituar nga shitja e automjetit tip Land Rover nuk mund të konsiderohet si e ardhur e ligjshme, nga ka rezultuar pamundësi financiare për blerjen e mjetit tip BMW X5.

Kolegji ka lënë në fuqi konkluzionin e Komisionit edhe lidhur me pamundësinë financiare për blerjen e një skrepi me çekiç pneumatic-hidraulik në vitin 2006 nga bashkëshorti i subjektit. Duka ka pretenduar se si burim për krijimin e kësaj pasurie ka shërbyer një depozitë e krijuar në vitin 2004 dhe e tërhequr në 2006-ën, por nuk ka arritur të provojë me dokumentacion egzistencën e kësaj depozite.

Po ashtu, Duka ka dështuar të provojë mundësinë financiare për blerjen e kësaj pasurie edhe në variantin tjetër të pretenduar prej saj, me burim të ardhurat e bashkëshortit nga puna.

Subjekti ka pretenduar se bashkëshorti ka siguruar të ardhura në vlerën 22 milionë e 750 mijë lekë nga punimet për llogari të disa shoqërive. Por ashtu si KPK edhe Kolegji konstaton se Duka nuk ka arritur të provojë me dokumentacion ligjor kryerjen e punimeve nga bashkëshorti; mënyrën dhe kohën e shumave të përfituara nga këto shoqëri; volumin e kryer; lejet e ndërtimit; situacionet mujore të punimeve; aktet teknike të kohës; si dhe pagesën e detyrimeve tatimore.

Po ashtu, Duka ka dështuar të provojë mundësinë e dhënies hua të disa vlerave të konsiderueshme nga ana e saj dhe e bashkëshortit, shuma për të cilat ka pretenduar se u janë rikthyer në vitet e mëvonshme.

Nga analiza financiare e kryer në Kolegj për periudhën 2003-2016, ka rezultuar balancë negative në shumën 18.9 milionë lekë për mbulimin e investimeve dhe të shpenzimeve. “[…]Trupi gjykues i Kolegjit thekson që e gjen të konfirmuar diferencën negative që ka rezultuar nga analiza e kryer në Komision në vlerën 17.419.035 lekë”, citohet në vendimin e KPA.