Trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një procesi. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Maria Qirjazi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të mërkurës më 8 nëntor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Apelit Tiranë, Maria Qirjazi. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPA e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama dhe Mimoza Tasi, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Qirjazit ndaj vendimit të Komisionit.

Maria Qirjazi u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 25 shkurt 2021, pasi u konkluduan probleme për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin u përmbyll hetimi administrativ në shkallën e parë të vetingut.

Gjyqtarja Maria Qirjazi ka marrë titullin “jurist” nga Universiteti i Tiranës në vitin 1988 dhe në 1994-ën u emërua si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Në vitin 2000 u emërua në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, ku ka ushtruar edhe funksionin e kryetares për periudhën 2008-2013. Në korrik të 2013-ës ajo u dekretua si gjyqtare në Apelin e Tiranës, funksion që e ushtroi deri në shkarkimin nga detyra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *