Skeda e pasurisë së deklaruar – Arbër Berexha - Prokuroria e Elbasanit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Arbër Berexha – Prokuroria e Elbasanit

Prokurori Arbër Berexha i Prokurorisë së Elbasanit do të përballet të mërkurën më 10 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Etleda Çiftja dhe Brunilda Bekteshi.

Arbër Berexha përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe pas një periudhe të shkurtër stazhi në Prokurorinë e Durrësit, u emërua në Prokurorinë e Elbasanit, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Arbër Berexha nga viti 2010 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën e pasurisë].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Elbasanit, Arbër Berexha.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2010, prokurori Arbër Berexha zotëronte likujditete me vlerë rreth 190 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare është 4 milionë lekë.

Ai zotëron familjarisht likujditete bankare me vlerë 3.2 milionë lekë, kursime në cash prej 450 mijë lekësh si dhe automjet me vlerë rreth 265 mijë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 12.6 milionë lekë, nga të cilat 83% kanë si burim pagën e subjektit dhe gati 14% të ardhurat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *