Skeda e pasurisë së deklaruar – Suela Beluli– Prokuroria e Fierit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Suela Beluli– Prokuroria e Fierit

Prokurorja Suela Beluli e Prokurorisë së Fierit do të përballet të hënën më 30 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Genta Tafa Bungo dhe Suela Zhegu.

Suela Beluli e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si oficere e Policisë Gjyqësore. Ajo u emërua prokurore në vitin 2015 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurorja Suela Beluli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja e Fierit, Suela Beluli.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurorja Suela Beluli zotëronte pasuri me vlerë 550 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare e deklaruar kap vlerën e 3.2 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 1.9 milionë lekë, automjet me vlerë 700 mijë lekë, likujditete bankare me vlerë 430 mijë lekë si dhe kursime në cash prej  180 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 7.9 milionë lekë, nga të cilat 57% kanë si burim pagën nga funksioni të Znj. Beluli, 36% pagën e bashkëshortit dhe 5.4% nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet për blerjen e një apartamenti si dhe shpenzimet për mobilimin e tij.

Në deklarimin fillestar të vitit 2015, prokurorja Beluli ka deklaruar se ka blerë në vitin 2007 një njësi me sipërfaqe 36.7m2 në Elbasan me vlerë 1.9 milionë lekë, me burim një kredi bankare 1,560,000 lekë dhe kursime familjare.

Ndërsa në vitin 2008 deklarohet marrje kredie bankare me qëllim blerjen e një apartamenti në shumën e 25,000 eurove, por kontrata e porosisë është anuluar dhe kredia është përdorur për rikonstruksion dhe mobilim të shtëpisë, që është në pronësinë e vjehrrit të deklarueses.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2015  

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *