Skeda e pasurisë së deklaruar –Arben Agovi– Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Arben Agovi– Prokuroria e Tiranës

Arben Agovi, prokuror pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë po përballet të hënën më 11 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Roland Ilia.

Arben Agovi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 dhe ka punuar deri në vitin 2007 në Prokurorinë e Mirditës. Më pas, Agovi e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Lezhës dhe në dhjetor 2020 u transferua në Prokurorinë e Tiranës përmes një vendimi të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Arben Agovi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Arben Agovi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Arben Agovi zotëronte pasuri me vlerë 1.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare është 9.8 milionë lekë.

Ai zotëron familjarisht likujditete bankare prej 6.5 milionë lekësh, pasuri të paluajtshme me vlerë 1.9 milionë lekë, kursime në cash prej 1.1 milionë lekësh dhe automjet me vlerë 266 mijë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 26.6 milionë lekë, nga të cilat rreth 74% kanë si burim të ardhurat nga funksioni i prokurorit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *