Trupa e KPK gjatë shqyrtimit të kërkesës së ish-gjyqtarit Besnik Maho. Foto: Vladimir  Karaj.
KPK Lajme Veting

KPK mbyll pa vendim çështjen për Besnik Mahon

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën përfundimin pa vendim të çështjes në lidhje me kërkesën e ish-gjyqtarit Besnik Maho për t’iu nënshtruar vetingut. Trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtar Lulzim Hamitaj, tha se vendimi ishte marrë me shumicë votash. Maho nuk ishte i pranishëm në seancë. Më herët KPK vuri në dukje se kërkesa e Mahos për t’iu nënshtruar vetingut si ish-gjyqtar i ishte nënshtruar fillimisht verifikimit për përmbushje të kritereve ligjore.

Çiftja lexoi një relatim të shkurtër dhe duke iu referuar kohës së fillimit të detyrës nga Maho dhe dorëheqjes së tij për të kaluar në Ministrinë e Drejtësisë, vuri në dukje se ai nuk kishte kryer tre vjet punë si gjyqtar. Afati 3 vjeçar ishte sipas KPK-së i nevojshëm që Maho të bëhej pjesë e procesit.

Maho e kundërshtoi këtë qëndrim të KPK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *