Skeda e pasurisë së deklaruar –Elvana Çiçolli – Gjykata Administrative Tiranë
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Elvana Çiçolli – Gjykata Administrative Tiranë

Elvana Çiçolli, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Tiranës, do të përballet të martën më 23 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Suela Zhegu dhe Etleda Çiftja.

Elvana Çiçolli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Vlorës. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtares Elvana Çiçolli nga viti 2006 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë familjare të gjyqtares Elvana Çiçolli.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2006, gjyqtarja Elvana Çiçolli zotëronte pasuri prej 141 mijë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare llogaritet në 8.9 milionë lekë.

Ajo zotëron familjarisht likujditete bankare prej 7 milionë lekësh, kursime në cash prej 1.1 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë rreth 726 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 17 milionë lekë, nga të cilat gati 76% kanë si burim pagën e subjektit, 20% pagën e bashkëshortit dhe 4% nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Në analizën e kryer nga BIRN, vlen të theksohet se nga deklaratat e administruara nga ILDKPKI, mungon deklarata periodike e vitit 2018.

Në vitin 2007 deklarohet detyrim financiar 3,000 euro ndaj personave të tretë.

Në vitin 2010, subjekti deklaron në total depozitë me vlerë 50,930 euro në pronësi të familjarëve, lënë në administrimin e deklarueses (e drejtë për të kryer veprime me llogarinë).

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *