Skeda e pasurisë së deklaruar –Miranda Bushi – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Miranda Bushi – Prokuroria e Tiranës

Prokurorja Miranda Bushi e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të martën më 23 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Firdes Shuli dhe Olsi Komici.

Miranda Bushi ka punuar si kancelare e Gjykatës së Krimeve të Rënda për periudhën 2004-2008 dhe më pas si shefe e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm për vitet 2008-2011. Prej qershorit të vitit 2011, Bushi ushtron detyrën e prokurores pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurores Miranda Bushi nga viti 2008 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurorja Miranda Bushi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2008, Miranda Bushi deklaronte pasuri me vlerë 27.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 28.9 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 20 milionë lekë, automjete me vlerë 5.1 milionë lekë si dhe likujditete bankare prej 3.7 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 59.9 milionë lekë, nga të cilat 22% kanë si burim pagën e subjektit, rreth 64% pagat e familjarëve, 10% të ardhurat nga biznesi si dhe 2.8% dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 11 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq” që lidhen kryesisht me burimet financiare të pasurive të deklaruara në fillimin e detyrës si dhe transaksionet e kryera me kursimet në cash.

Subjekti Miranda Bushi në deklaratën fillestare deklaron pasuri të paluajtshme apartament banimi me vlerë 62,540 euro dhe lokal me vlerë 7,500,000 ALL të regjistruara në emër të bashkëshortit si dhe gjendje cash me vlerë 100,000 euro. Si burim krijimi të këtyre pasurive, subjekti deklaron të ardhurat nga emigracioni, asetet e firmës piramidale Vefa, punën ndër vite si dhe kredi bankare prej 16,000 euro.

Në vitin 2009 deklarohet shtesë aseti apartament banimi në Vlorë me vlerë 35,000 euro, me burim kryesor financimi pakësimin e 33,000 eurove nga gjendja cash e akumuluar ndër vite.

Në vitin 2016 deklarohet shtesë pasuri e paluajtshme autoveturë me vlerë 38,300 euro, me burim kryesor financimi kredi bankare në vlerë 14,623 euro.

Gjatë viteve, subjekti deklaron pakësim të gjendjes cash me qëllim transferimin në llogari bankare si dhe mbulim shpenzimesh për shkollimin e fëmijëve në Angli.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *