Skeda e pasurisë së deklaruar –Enkeleda Osmani –Prokuroria e Durrësit
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Enkeleda Osmani –Prokuroria e Durrësit

Prokurorja e Durrësit, Enkeleda Osmani (Xhengo) do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.Prokurorja Enkeleda Osmani (Xhengo) e Prokurorisë së Durrësit do të përballet të martën më 14 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për Znj. Osmani po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Brunilda Bekteshi.

Enkeleda Osmani (Xhengo) ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe punon si prokurore në Prokurorinë e Durrësit prej gati 15 vitesh. Në vitin 2019, Osmani kandidoi për një vend në Prokurorinë e Posaçme, SPAK pa mundur që të përzgjidhet.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Enkeleda Osmani (Xhengo) nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Enkeleda Osmani (Xhengo) për vitet 2004-2017.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Prokurorja Enkeleda Osmani deklaronte pasuri familjare me vlerë 8.7 milionë lekë në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare është rritur me tre herë dhe kap vlerën e 26.9 milionë lekëve.

Pasuria e patundshme përbën pjesën kryesore të aseteve me vlerë 22.2 milionë lekë. Znj. Osmani deklaron gjithashtu familjarisht edhe 2.6 milionë lekë likujditete bankare, automjet me vlerë 1.7 milionë lekë dhe kursime në cash prej 350 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 33.9 milionë lekë. Të ardhurat nga funksioni i prokurores zënë rreth 36% të buxhetit familjar, ndërsa pagat e familjarëve rreth 33%. Nga aktiviteti privat i bashkëshortit janë siguruar të ardhura në masën 21%, ndërsa dhuratat në cash zënë 2% të të ardhurave familjare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” huatë dhe dhuratat në cash nga familjarët. Më konkretisht, prokurorja Osmani deklaron një hua prej 10 mijë eurosh nga prindërit e bashkëshortit si dhe një hua të dytë prej 30 mijë eurosh nga kompania ku i shoqi është administrator i vetëm. Në fund të vitit 2017, familja e subjektit kishte ende pa shlyer rreth 21 mijë euro.

Gjithashtu në vitin 2006, subjekti deklaron se motra e bashkëshortit u ka dhuruar 6 mijë euro, të cilat kanë shërbyer për kontratën e porosisë së një apartamenti në Kashar.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurise për vitit 2004

Deklarata e pasurisë për vitit 2005

Deklarata e pasurise për vitit 2006

Deklarata e pasurisë për vitit 2007

Deklarata e pasurisë për vitit 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *