Skeda e pasurisë së deklaruar – Ina Hoxhaj – Gjykata e Pogradecit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Ina Hoxhaj – Gjykata e Pogradecit

Gjyqtarja e Gjykatës së Pogradecit, Ina Hoxhaj u përball të hënën më 17 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Suela Zhegu dhe Etleda Çiftja.

Ina Hoxhaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua në Gjykatën e Pogradecit, ku vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht funksionin.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Ina Hoxhaj nga viti 2014 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Ina Hoxhaj.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2014, gjyqtarja Ina Hoxhaj zotëronte likujditete prej rreth 42 mijë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 811 mijë lekëve.

Subjekti deklaron familjarisht pronësinë mbi një makinë me vlerë rreth 768 mijë lekë si dhe likujditete bankare prej 42 762 lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 6.5 milionë lekë, nga të cilat 56% burojnë nga paga e Znj. Hoxhaj, 39% nga paga e bashkëshjetuesit dhe 5% kanë burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *