Skeda e pasurisë së deklaruar –Sulejman Kurti –kryetar i Gjykatës së Elbasanit
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Sulejman Kurti –kryetar i Gjykatës së Elbasanit

Kreu i Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti do të përballet të hënën më 4 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për gjyqtarin Kurti përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli dhe Lulzim Hamitaj.

Sulejman Kurti e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1996 dhe ka punuar për gati një dekadë si gjyqtar i Gjykatës së Librazhdit. Me shkrirjen e kësaj gjykate në vitin 2007, Kurti është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Elbasanit, ndërkohë që në vitin 2016 u promovua si drejtues i kësaj gjykate.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Sulejman Kurti nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, gjyqtari Sulejman Kurti deklaronte pasuri familjare me vlerë 2.8 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare rezulton të jetë rritur me tre herë, duke kapur vlerën e 10 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria e subjektit përbëhet nga 9.6 milionë lekë pasuri të patundshme, një automjet me vlerë 400 mijë lekë si dhe likujditete bankare prej rreth 11 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 23.9 milionë lekë. Rreth 58% e të ardhurave kanë si burim pagën e Z.Kurti nga funksioni i gjyqtarit, ndërsa 24% e të ardhurave burojnë nga paga e bashkëshortes. Të ardhurat e përfituara nga qiratë zënë gjithashtu një zë të rëndësishëm të të ardhurave, duke zënë rreth 17% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit evidentoi dy deklarata me probleme përgjatë karrierës së Z.Kurti.

Subjekti Sulejman Kurti rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në vitin 2009 në vlerën e 815 mijë lekëve dhe në vitin 2011 në vlerën e 1 milion lekëve. Megjithatë, diferenca negative e vitit 2011 vjen si rezulton i mungesës së deklarimit të të ardhurave familjare në deklaratën përkatëse periodike.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë rezulton kreditë bankare dhe huatë janë burimet e deklaruara të investimeve të kryera në pasuri të paluajtshme që prej vitit 2005. Gjatë karrierës së tij, kreu i Gjykatës së Elbasanit rezulton të ketë marrë hua 2.5 milionë lekë dhe 15 mijë euro.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *