Skeda e pasurisë së deklaruar –Edlira Petri –Gjykata e Apelit Tiranë
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Edlira Petri –Gjykata e Apelit Tiranë

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Edlira Petri do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Edlira Petri do të përballet të enjten më 11 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Znj. Petri përbëhet nga Roland Ilia, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.

Edlira Petri ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Në vitin 2007, Petri u emërua në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, ndërsa në vitin 2010 u transferua në Gjykatën e Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht. Në janar 2020, Petri u zgjodh gjyqtare e medias në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Edlira Petri nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Edlira Petri për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Edlira Petri nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 20.7 milionë lekëve. Subjekti deklaron familjarisht likujditete bankare me vlerë 17.6 milionë lekë, kursime kumulative në cash prej 2.9 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë 150 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 46.8 milionë lekë. Të ardhurat e siguruara nga paga e Znj. Petri zënë rreth 32% të totalit, ndërsa të ardhurat nga pagat e familjarëve përbëjnë 36%. Rreth 18% e të ardhurave kanë si burim shitjen e pasurive të patundshme, ndërsa 12% të tjera burojnë nga trashëgimia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Znj. Petri rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” deklarimet pa vlerat përkatëse nga gjyqtarja Petri të disa pasurive të patundshme në pronësi të bashkëshortit të saj, Sokol Sadushi, anëtar i Gjykatës së Lartë. Megjithatë, Sadushi është subjekt më vete i deklarimit të pasurisë.

Gjithashtu në vitin 2016, vajzat e Sadushit deklarojnë përfitimin e një apartamenti në Vlorë dhe likujditete bankare prej rreth 5.7 milionë lekësh nga trashëgimia. Apartamenti është shitur më pas në vlerën e 20 mijë eurove.

Në fund të vitit 2017, likujditetet familjare të deklaruara në cash kapin vlerën e 2.9 milionë lekëve, ndërkohë që ligji për deklarimin e pasurisë përcakton si vlerë të lejuar për t’u mbajtur jashtë sistemit bankar shumën 1.5 milionë lekë.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *