Gjyqtarja Sonjela Voskopi në KPA | Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN
KPA Lajme Veting

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtares Sonjela Voskopi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 19 janar me parashtrimet në çështjen e vetingut të gjyqtares së Korçës, Sonjela Voskopi. Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson në këtë çështje drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, u shpreh se u qëndronin në parim gjithë shkaqeve të ankimit të ngritur për të tre […]

Foto arkive e KPA | BIRN/Nensi Bogdani
Analiza KPA Veting

Prokurori Ermir Lelçi dështoi të rrëzonte në Kolegj përfundimet e KPK për pasurinë e profesionalizmin

Prokurori i Shkodrës, Ermir Lelçi, dështoi të kundërshtoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA problemet e konstatuara për pasurinë dhe profesionalizmin prej Komisionit, që sollën shkarkimin e tij më 28 tetor të vitit 2021. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti në përfundimin se Lelçi dështoi të dokumentonte të ardhurat neto të babait nga […]

Gjyqtari Artan Harjedinaj dhe avokatja Romina Zano ne KPA
KPA Lajme Veting

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Artan Hajredinaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 7 prill me parashtrimet në çështjen e vetingut të gjyqtarit të Lezhës, Artan Hajredinaj. Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson në këtë proces drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, deklaroi se u qëndronin gjithë shkaqeve të ankimit. Ai konstatoi se Hajredinaj nuk ka përmbysur dot […]

Gjyqtarja Flutura Hoxha pas seancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj
Analiza KPA Veting

Dyshimet se gjyqtarja Flutura Hoxha fshehu një apartament, u konfirmuan dhe në KPA

Gjyqtarja e Pukës, Flutura Hoxha u shkarkua nga detyra më 25 shkurt 2022 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pasi u konkludua se nuk provoi dot burimet e ligjshme të pasurive dhe se për këtë arsye kishte fshehur blerjen e një apartamenti në Tiranë në emër të babait. Ndërkohë ajo e vlerësua pozitivisht për […]

Shpallja e vendimit të KPA për gjyqtarin Zaimi. Foto kortezi KPA
Analiza KPA Veting

Shkarkimi i prokurorit Dorian Tafilaj për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë u gjet i drejtë në KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë vendimmarrjen e Komisionit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit, Dorjan Tafilaj, megjithëse u pranuan si të bazuar pretendimeve të ngritur në ankimin e tij. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 28 dhjetor 2023 shkarkimin nga detyra të Tafilajt, pasi konkludoi në […]

Prokurori i Beratit, Tasim Puci në seancën dëgjimore me KPK. Foto: LSA
Analiza KPA Veting

Shkarkimi i prokurorit Tasim Puci për deklarim të pamjaftueshëm u gjet i drejtë nga KPA

Ashtu si Komisioni, edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA konkludoi se prokurori i Beratit, Tasim Puci ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, megjithëse e gjeti një prej pretendimeve të tij të bazuar. Prokurori Puci u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 15 prill të vitit 2021 për problemet e konstatuara […]