Prokurori i Tiranës Erion Imeraj në KPK Foto LSA
KPK Veting

Prokurori Erjon Imeraj konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 14 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë te prokurorit të Tiranës, Erjon Imeraj. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 12 tetor, prokurori Imeraj u përball pa telashe me Komisionin, kur thuajse të gjitha gjetjet që u relatuan për të tre kriteret e rivlerësimit, pasurisë, figurës dhe profesionalizmit, ishin pozitive.

Procesi i vetingut për prokurorin Erjon Imeraj u kryhe nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan.

Erjon Imeraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2005 me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe. Pasi ka punuar për shtatë vjet si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, në vitin 2012 ai u emërua si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ku e ushtron dhe aktualisht funksionin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *