Skeda e pasurisë së deklaruar –Pëllumb Zaimi – Gjykata e Beratit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Pëllumb Zaimi – Gjykata e Beratit

Gjyqtari Pëllumb Zaimi i Gjykatës së Beratit do të përballet të premten më 14 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Suela Zhegu dhe Brunilda Bekteshi.

Pëllumb Zaimi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës së Skraparit. Prej vitit 2008, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Pëllumb Zaimi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari i Beratit, Pëllumb Zaimi.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Pëllumb Zaimi ka deklaruar pasuri me vlerë 2.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 6.5 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2016, Zaimi deklaron pasuri të paluajtshme me vlerë 6 milionë lekë, kursime në cash prej 363 mijë lekësh dhe automjet me vlerë 200 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 23.9 milionë lekë, nga të cilat 65% kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni i gjyqtarit, 26% pagat e familjarëve, 4.7% nga shitja e pasurisë së paluajtshme dhe gati 2% nga dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” kontratën e sipërmarrjes për blerjen e një apartamenti.

Subjekti Pëllumb Zaimi në deklarimin periodik/vjetor 2008 deklaron një kontratë sipërmarrje për blerje apartament banimi me vlerë $48,700 euro me sipërfaqe 97.4m2. Kjo kontratë është lidhur me datë 12/06/2007, por deklarohet një vit më vonë. Nga vlera totale, subjekti ka shlyer vetëm 37,000 euro me burim nga kursimet familjare ndër vite, ndërsa 11,700 dollarë është detyrim ndaj firmës sipërmarrëse, e cila shlyehet plotësisht gjatë vitit 2016.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *