Gjyqtarja Luljeta Kole e Gjykatës së Korçës do të përballet të enjten më 20 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.
Luljeta Kole e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Luljeta Kole nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].
Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Luljeta Kole nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare është 3.3 milionë lekë.
Ajo zotëron kursime të akumuluara në cash prej 2.5 milionë lekësh, likujditete bankare prej 585 mijë lekë si dhe një automjet me vlerë 300 mijë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 24 milionë lekë, nga të cilat 70% burojnë nga paga e Znj. Kole dhe gati 29% nga pagat e familjarëve.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al