Skeda e pasurisë së deklaruar – Etien Kapo – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Etien Kapo – Prokuroria e Tiranës

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Etien Kapo do të përballet të enjten më 12 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.

Etien Kapo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Etien Kapo nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori i Tiranës, Etien Kapo.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Etien Kapo deklaronte pasuri me vlerë rreth 924 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 13.4 milionë lekëve.

Kapo deklaron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 10.4 milionë lekë, automjete me vlerë 2 milion lekë, kursime në cash prej 800 mijë lekësh si dhe likujditete bankare prej 141 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27.4 milionë lekë, nga të cilat 60% kanë si burim të ardhurat e subjektit nga paga dhe gati 40% nga të ardhurat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Etien Kapo në vitin 2007 rezulton me burime financiare të pamjaftueshme në vlerë 9,421,787 lekë për të justifikuar shtesën e asetit “apartament banimi” me vlerë 85,764 euro (50% në pronësi), për të cilin përveç të ardhurave vjetore nuk deklarohet burim tjetër financimi.

Në vitin 2016, subjekti deklaron një kredi bankare në vlerën 3,250,000 lekë të marrë nga babai. Shlyerjet e kredisë do deklarohen në vazhdim nga subjekti.

*Shënim: Pas publikimit të skedës së pasurisë, subjekti i rivlerësimit vendosi në dispozicion të BIRN pjesën konfidenciale të deklaratës së vitit 2007, ku shpjegohet burimi i krijimit të apartamentit të banimit. Sipas deklarimit në fjalë, shuma e të hollave që shërbeu për blerjen e apartamentit i është dhuruar bashkëshortes së subjektit nga babai i saj.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *