Skeda e pasurisë së deklaruar – Emror Kasaj – Prokuroria e Gjirokastrës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Emror Kasaj – Prokuroria e Gjirokastrës

Prokurori Emror Kasaj i Prokurorisë së Gjirokastrës do të përballet të enjten më 17 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet ng trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Olsi Komici.

Emror Kasaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si oficer i Policisë Gjyqësore. Prej vitit 2015, ai ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Emror Kasaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Gjirokastrës, Emror Kasaj.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Emror Kasaj deklaronte pasuri me vlerë 2.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare deklarohet në vlerën e 6.1 milionë lekëve.

Kasaj zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 5 milionë lekë, pasuri të paluajtshme prej 390 mijë lekësh, kursime në cash prej 119 mijë lekësh si dhe 1 mijë lekë likujditete bankare. Ai deklaron gjithashtu dhënien e një huaje prej rreth 590 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 3.9 milionë lekë, nga të cilat 81% kanë si burim pagën e subjektit, 16% pagën e bashkëshortes dhe rreth 2 për qind nga shitja e automjetit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 4 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Subjekti Emror Kasaj ka shkëputje gjatë viteve të deklarimit 2004-2015. Në deklaratën e rikthimit në punë në vitin 2015, subjekti deklaron të ketë përfituar sipas ligjit pjesë takuese në truall dhe arë në Përmet me sipërfaqe totale 3,743 m2, për të cilat nuk jep vlerë aseti. Gjithashtu, ai deklaron se zotëron 50% të një sipërfaqeje are në Yzberisht të Tiranës, mbi të cilën është ndërtuar banesë me vlerë takuese 2,500,000 lekë si dhe një huadhënie në shumën 4,300 euro ndaj personave të tretë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *